Flash News

Bota

SHBA-ja do të rihapë kufijtë tokësorë me Meksikën dhe Kanada për udhëtarët e vaksinuar

SHBA-ja do të rihapë kufijtë tokësorë me Meksikën

SHBA ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj tokësorë me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtarët plotësisht të vaksinuar, duke nisur nga muaji nëntor. Udhëtimi ajror nuk është i kufizuar. SHBA ka frenuar udhëtimet nga Meksika dhe Kanadaja që nga marsi i vitit 2020.

"Ne jemi të kënaqur që po ndërmarrim hapa për të rifilluar udhëtimet e rregullta në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme", tha Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas, raporton BBC.

Aktualisht, shumica e qytetarëve jo-amerikanë që kanë qenë në MB, Kinë, Indi, Afrikën e Jugut, Iran, Brazil dhe një numër vendesh evropiane brenda 14 ditëve të fundit nuk lejohen të hyjnë në SHBA.

Por ato rregulla do të hiqen gjithashtu në Nëntor, njoftoi administrata Biden muajin e kaluar. Të huajt që udhëtonin në SHBA për arsye thelbësore nuk u ndaluan të hynin përmes kufijëve tokësore.

Kanadaja hapi kufirin për udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga SHBA më 9 gusht. Kufiri i Meksikës ka mbetur i hapur gjatë gjithë pandemisë.

Të fundit