Flash News

Bota

SHBA/ Kirurgët kryejnë me sukses transplantin e veshkës së derrit te njeriu

SHBA/ Kirurgët kryejnë me sukses transplantin e veshkës së

Kirurgët në New York kanë kryer me sukses transplantin e një veshke të rritur në një derr dhe të vendosur më pas në trupin e njeriut.

Sipas New York Times, mjekët konstatuan se organi funksionon normalisht pavarësisht se vjen nga dy organizma të ndryshëm. Ky do të jetë një përparim shkencor në fushën  e mjekësisë, pasi është një avantazh që i jep mundësi transplantit të organeve të pacientët e sëmurë rëndë.

Megjithatë mjekët pohojnë se mbeten shumë pikëpyetje lidhur me pasojat afatgjata të transplantit. Pacientit të cilit iu krye transplanti i veshkës, ndodhej në vdekje klinike për 54 orë.  

"Ne duhet të dimë më shumë për jetëgjatësinë e organit," tha Dr. Dorry Segev, profesor i kirurgjisë së transplantit në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins i cili nuk ishte i përfshirë në kërkim. "Ky është një përparim i madh. Është një punë e madhe,” tha ai.

Të fundit