Flash News

Bota

SHBA: Koreja e Veriut dërgon 'fshehur' predha artilerie në Rusi

SHBA: Koreja e Veriut dërgon 'fshehur' predha artilerie në

Koreja e Veriut po dërgon fshehtazi një "numër të konsiderueshëm" predhash artilerie në Rusi në mbështetje të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, pretendojnë autoritetet amerikane.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha të mërkurën se SHBA-ja beson se Koreja e Veriut "po përpiqet ta bëjë të duket sikur po dërgohet në vendet e Lindjes së Mesme ose Afrikës së Veriut".

Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim specifik mbi sasinë e municionit që dërgohej për të forcuar përpjekjet ruse. Kirby tha se Koreja e Veriut "po furnizon fshehurazi" municionet për Rusinë dhe shtoi se "ne jemi ende duke e monitoruar këtë për të përcaktuar nëse dërgesat janë pranuar në të vërtetë".

Ai deklaroi se SHBA-ja ka "një ide" se në cilin vend ose vende Veriu mund të kalojë armët, por nuk do të specifikonte sepse administrata vazhdon të shikojë se si mund t'i përgjigjet veprimeve të Phenianit.

Kirby këmbënguli se dërgesat e Koresë së Veriut "nuk do të ndryshojnë rrjedhën e luftës", duke përmendur përpjekjet perëndimore për të rifurnizuar ushtrinë ukrainase.

Këto gjetje vijnë pasi administrata Biden në gusht tha se ushtria ruse mori në dorëzim qindra dronë të prodhuar nga Irani për t'u përdorur në fushën e betejës në Ukrainë.

Administrata e Biden tha se Irani ka dërguar gjithashtu personel në Krimenë e kontrolluar nga Rusia për të ofruar mbështetje teknike në funksionimin e dronëve.

Burimi: Euronews

 

Të fundit