Flash News

Bota

SHBA “mbërthehet” nga i nxehti, temperatura 48°C u regjistrua në Arizona

SHBA “mbërthehet” nga i nxehti, temperatura 48°C u

Disa pjesë të SHBA-së pritet të shohin temperatura rekord të dielën, me paralajmërime për nivele "të rrezikshme" të nxehtësisë edhe në javën e ardhshme.

Gati një e treta e amerikanëve - rreth 113 milionë njerëz - janë aktualisht nën valët e të nxehtit përvëlues, nga Florida në Kaliforni dhe deri në shtetin e Uashingtonit.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) i vendit u ka kërkuar njerëzve të mos nënvlerësojnë rrezikun për jetën. Të shtunën, një maksimum prej 48 gradë Celsius u regjistrua në Phoenix, Arizona.

Rreth 700 njerëz vlerësohet të vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Të fundit