Flash News

Bota

SHBA ndalon firmat e 'teknologjisë së avancuar' të ndërtojnë fabrika në Kinë për 10 vjet

SHBA ndalon firmat e 'teknologjisë së avancuar' të

Kompanitë amerikane të teknologjisë që marrin fonde federale do t’u ndalohet ndërtimi i objekteve të "teknologjisë së avancuar" në Kinë për 10 vjet, tha administrata Biden.

Bëhet fjalë për një plan prej 50 miliardë dollarësh (43 miliardë £) që synon ndërtimin e industrisë lokale të gjysmëpërçuesve.

"Ata nuk lejohen t'i përdorin këto para për të investuar në Kinë, ata nuk mund të zhvillojnë teknologji të avancuara në Kinë. ... për një periudhë dhjetë vjeçare", sipas Sekretares së Tregtisë së SHBA-së, Gina Raimondo.

Në gusht, presidenti i SHBA Joe Biden kishte nënshkruar një ligj që angazhonte 280 miliardë dollarë (232 miliardë £) për prodhimin e teknologjisë së lartë dhe kërkimin shkencor, mes frikës se SHBA po humbet avantazhin e saj teknologjik ndaj Kinës.

Investimet përfshijnë ulje tatimore për kompanitë që ndërtojnë fabrika të prodhimit të çipave kompjuterikë në SHBA.

Shtetet e Bashkuara aktualisht prodhojnë afërsisht 10% të furnizimit global të gjysmëpërçuesve, të cilët janë çelësi për gjithçka, nga makinat tek telefonat celularë, nga gati 40% në 1990.

Ambasada kineze në Uashington e kishte kundërshtuar projektligjin e gjysmëpërçuesve, duke e quajtur atë të kujton një "mentalitet të Luftës së Ftohtë".

Disa prodhues amerikanë të çipave po përjetojnë tashmë ndikimin e goditjes së Uashingtonit në shitjen e teknologjisë amerikane në Kinë.

Burimi: BBC

Të fundit