Flash News

Bota

SHBA/ Një person qëllon me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s

SHBA/ Një person qëllon me armë zjarri jashtë selisë

Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri pranë selisë së CIA-s në Virginia, SHBA. Departamenti i Policisë njoftoi përmes një postimi në rrjetin social X se incidenti konsiderohet i izoluar dhe tashmë nën kontroll nga autoritetet.

“Divizioni i Operacioneve Speciale është në vendngjarje duke ndihmuar”, theksohej në deklaratën e policisë, duke konfirmuar përfshirjen e forcave speciale në reagimin ndaj situatës.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, personi në fjalë dyshohet se ka kërcënuar verbalisht jashtë portës së CIA-s përpara se të qëllonte në ajër. Pas kësaj veprimi, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar autorin. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar nga ky incident.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë veprim. Ndërkohë, autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në zonën përreth selisë së CIA-s për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

 

Të fundit