Flash News

Bota

SHBA ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e ISKP, dyshohet se komandoi bombardimin në Kabul

SHBA ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e ISKP,

SHBA ofron 10 milionë dollarë për çdo informacion që çon në vendndodhjen ose identifikimin e Sanaullah Ghafari, udhëheqës i ISIS në Afganistan.

AL Jaazera shkruan se shpërblimi që ofron Departamenti i Shtetit, vlen edhe për informacionet që çojnë në kapjen e personave përgjegjës për sulmin me bomba në aeroportin e Kabulit, vitin e kaluar, përgjegjësinë e të cilit e mori ISIS-K.

Sulmi i gushtit 2021 në kryeqytetin afgan, i cili vrau 170 civilë afganë dhe 13 personel të shërbimit amerikan, erdhi në mes të tërheqjes kaotike të SHBA nga Afganistani.

Ghafari, i njohur gjithashtu si Shahab al-Muhajir, u emërua kreu i ISKP-së në qershor 2020, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, dhe ishte përgjegjës për miratimin e të gjitha operacioneve të ISKP-së në të gjithë Afganistanin dhe për mbledhjen e fondeve për grupin.

Rezultatet e një hetimi ushtarak amerikan për sulmin e 26 gushtit në aeroportin e Kabulit, të publikuar më 4 shkurt, zbuluan se ai ka të ngjarë të ishte kryer nga një person që shpërtheu një pajisje të vetme shpërthyese, të ngarkuar me kushineta, në një turmë të mbushur plot.

Ditë pas bombardimit, SHBA kreu një sulm me dron që Pentagoni fillimisht tha se kishte në shënjestër luftëtarët e dyshuar të ISKP.

Dihet pak për Ghafarin, por përflitet se ai ka qenë një komandant i Al-Kaedës ose një ish-anëtar i rrjetit Haqqani, një nga fraksionet më të fuqishme dhe më të frikshme në Talibanët.

Ghafari u fut në listën e zezë nga SHBA në nëntor si një "terrorist global i caktuar posaçërisht".

Të fundit