Flash News

Bota

SHBA po përballet me dyfishim të rasteve me Covid-19, shtetet më të rrezikuara

SHBA po përballet me dyfishim të rasteve me Covid-19, shtetet më

Kurba e infeksioneve me Covid-19 në SHBA po rritet përsëri pas muajve të rënies. Numri i rasteve të reja ditore është dyfishuar gjatë tre javëve të fundit, si pasojë e përhapjes së shpejtë të variantit Delta, raportojnë mediat e huaja.

Numri i infeksioneve u rrit me rreth 23,600 raste të hënën, nga 11,300 që ishte në 23 qershor, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Në shkallë kombëtare, 55.6% e të gjithë amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti- Covid, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shtetet që kanë normën më të ulët të vaksinimit dhe që janë më të rrezikuara nga varianti Delta janë: Misuri, Arkansas, Nevada, Luiziana dhe Utah, raporton AP.

Të fundit