Flash News

Bota

SHBA po shqyrton mundësinë si t'i përgjigjet përshkallëzimit të mundshëm rus në Ukrainë

SHBA po shqyrton mundësinë si t'i përgjigjet

Me shqetësimet në rritje se Vladimir Putin do të përshkallëzojë luftën e Rusisë në Ukrainë, SHBA po shqyrton mundësinë se si t'i përgjigjet një sërë skenarësh të mundshëm, duke përfshirë frikën se rusët mund të përdorin armë taktike bërthamore, sipas tre burimeve nga inteligjenca, raporton CNN.

Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i konfliktit kanë zhvilluar plane emergjente për t'iu përgjigjur, duke përfshirë mundësinë që presidenti rus mund të përshkallëzojë luftën si p.sh. si një sulm i mundshëm ushtarak në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, ose shpërthimi i një pajisjeje bërthamore në lartësi të madhe ose larg zonave të populluara.

Zyrtarët paralajmërojnë se SHBA nuk ka zbuluar përgatitje për një sulm bërthamor. Megjithatë, ekspertët i shohin ato si opsione të mundshme për të cilat SHBA duhet të përgatitet ndërsa pushtimi i Rusisë lëkundet dhe ndërsa Moska anekson më shumë territor ukrainas.

Zyrtarët amerikanë kanë marrë parasysh gjithashtu kërcënimet e përsëritura publike të Presidentit rus për përdorimin e armëve bërthamore. Në një fjalim televiziv në fund të muajit të kaluar, Putin tha: “Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne pa dyshim do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë. Ky nuk është një bllof.”

Të premten, në një ceremoni në të cilën ai njoftoi aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës, Putin tha se Rusia do të përdorte "të gjitha mjetet e disponueshme" për të mbrojtur zonat, duke shtuar se SHBA kishte "krijuar një precedent" për sulmet bërthamore në bombardimet e Hiroshima dhe Nagasaki në Luftën e Dytë Botërore.

 

Të fundit