Flash News

Bota

SHBA revokon marrëdhëniet e përhershme normale tregtare me Rusinë

SHBA revokon marrëdhëniet e përhershme normale tregtare me

Presidenti i SHBA Joe Biden po mban një konferencë shtypi duke njoftuar "veprime për të vazhduar ta mbajnë Rusinë përgjegjëse" për pushtimin e Ukrainës. Presidenti Biden tha se SHBA do të revokojë statusin e "marrëdhënieve normale të përhershme tregtare" të Rusisë për të ndëshkuar Moskën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se më vonë sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimin Evropian, "do të shpallin së bashku hapa të rinj për të shtrënguar Putinin dhe për të mbajtur edhe më të përgjegjshëm për agresionin e tij kundër Ukrainës”.

Biden shtoi se para së gjithash, çdo komb do të ndërmarrë hapa për t'i mohuar Rusisë statusin e kombit më të favorizuar. Udhëheqësi amerikan tha se G7 do të rrisë presionin dhe do të zbatojë sanksione ndaj më shumë oligarkëve rusë. Ai tha se tërësia e sanksioneve botërore kundër Rusisë, si dhe kontrollet e eksporteve, po "dërrmojnë ekonominë ruse".

Të fundit