Flash News

Bota

SHBA/ Stuhia bllokon njerëzit në makina, shkon në 46 numri i viktimave

SHBA/ Stuhia bllokon njerëzit në makina, shkon në 46 numri i

Të paktën 28 ​​njerëz kanë humbur jetën në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, pasi një stuhia dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.

Një zyrtar tha se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte "ndoshta" stuhia më e keqe e jetës së tyre.

Stuhia që ka përfshirë Kanadanë dhe SHBA-në ka vrarë 56 persona. Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut.

Por pritet që bilanci i viktimave të rritet më tej. Stuhia dimërore e "ciklonit të bombës", e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra - ka ndërprerë udhëtimet në SHBA.

Burimi: BBC

 

Të fundit