Flash News

Bota

SHBA-të do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë në Bordin e Paqes

SHBA-të do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë

Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, i cili synon zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare dhe filloi me misionin për rindërtimin e Rripit të Gazës.

"Dua t'ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të japin një kontribut prej 10 miliardë dollarësh në Bordin e Paqes", tha Trump, duke shtuar se shuma "është një numër shumë i vogël kur e shikon këtë krahasuar me koston e luftës".

Duke folur para vendeve anëtare të bordit, Trump vazhdoi duke thënë: "Së bashku mund të arrijmë ëndrrën për të sjellë harmoni të qëndrueshme në një rajon të torturuar nga shekuj lufte, vuajtjesh dhe masakrash".

Të fundit