Flash News

Bota

SHBA-të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve iranianë të akuzuar për shtypjen e protestave

SHBA-të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve iranianë të

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj "arkitektëve të shtypjes brutale të demonstruesve paqësorë nga regjimi iranian".

Në një deklaratë, Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha se po merrte masa kundër rrjeteve bankare në hije që "lejojnë elitën e Iranit të vjedhë dhe të pastrojë të ardhurat e gjeneruara nga burimet natyrore të vendit".

"Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas popullit iranian në thirrjen e tyre për liri dhe drejtësi", tha Sekretari i Thesarit Scott Bessent.

Ai shtoi se "nën drejtimin e Presidentit Trump", departamenti po sanksionon "udhëheqësit kryesorë iranianë të përfshirë" në shtypjen e protestuesve dhe do të "përdorë çdo mjet për të synuar ata që qëndrojnë pas shtypjes së regjimit".

Midis zyrtarëve iranianë që po sanksionohen janë sekretari i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare dhe "18 individë dhe subjekte që luajnë role kritike në pastrimin e të ardhurave nga shitjet e naftës dhe petrokimikateve iraniane në tregjet e huaja".

Të fundit