Flash News

Bota

SHBA thotë se Koreja e Veriut i shiti armë grupit rus Wagner, paralajmëron sanksione

SHBA thotë se Koreja e Veriut i shiti armë grupit rus Wagner,

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka furnizuar me raketa në fushëbetejë grupin mercenar rus Wagner, me qëllim përdorimin e tyre në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë tha se dërgesa shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se do të shpallte sanksione të mëtejshme ndaj Wagner, raporton BBC.

Koreja e Veriut dhe Wagner i kanë mohuar raportet. Luftëtarët e grupit mercenar janë rritur nga 1,000 në gati 20,000 në Ukrainë, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Grupi ka qenë gjithashtu aktiv kohët e fundit në Siri dhe vendet afrikane dhe është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

“Wagner po kërkon në mbarë botën për furnizues armësh për të mbështetur operacionet e tij ushtarake në Ukrainë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

"Ne mund të konfirmojmë se Koreja e Veriut ka përfunduar një dërgesë fillestare të armëve për Wagner, e cila ka paguar për atë pajisje," shtoi ai.

Të fundit