Flash News

Bota

Shefi ekzekutiv i Pfizer: Nuk ka garanci që të vaksinuarit nuk e transmetojnë virusin

Shefi ekzekutiv i Pfizer: Nuk ka garanci që të vaksinuarit nuk e
Foto Ilustruese/ Vaksina anti-covid e kompanisë Pfizer

Vaksinat Pfizer dhe BioNtech kanë marrë aprovimin për përdorim emergjent. Ndërkohë drejtuesi i kompanisë amerikane ‘Pfizer’ është shprehur i pasigurt, nëse virusi mund të transmetohet pas vaksinimit.

“Mendoj që është diçka që duhet ekzaminuar. Nuk jemi të sigurt për këtë”, ka thënë ai.

Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj është 95% efektive në parandalimin e Covid-19, por gjatë analizave, kompania nuk ka mbledhur të dhëna nëse personat vullnetarë që morën vaksinën infektuan të tjerë apo jo. Britania miratoi vaksinën e Pfizer Inc dhe të martën do të fillojë programi i vaksinimit.

Të fundit