Flash News

Bota

Shefi i CIA-s shkon fshehtas në Ukrainë për të takuar Zelenskyyn, zbardhen detaje

Shefi i CIA-s shkon fshehtas në Ukrainë për të takuar

Drejtori i CIA-s ka udhëtuar në fshehtësi në kryeqytetin ukrainas të Kievit për të takuar presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Një zyrtar amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej, i tha Reuters: "Drejtori Burns udhëtoi për në Kiev, ku u takua me homologët e inteligjencës ukrainase, si dhe presidentin Zelenskyy dhe përforcoi mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe mbrojtjen e saj kundër agresionit rus".

Zyrtari nuk pranoi të thoshte se kur u zhvillua vizita. Washington Post, e cila raportoi për herë të parë vizitën, tha se ajo u zhvillua në fund të javës së kaluar.

Burns e informoi udhëheqësin ukrainas mbi pritshmëritë e tij mbi planet e ardhshme ushtarake të Rusisë, duke shtuar se ai gjithashtu pranoi se në një moment ndihma e SHBA-së do të ishte më e vështirë për t'u arritur.

Zelenskyy dhe zyrtarët e tij të lartë të inteligjencës diskutuan se për sa kohë Ukraina mund të presë që ndihma e SHBA dhe perëndimore të vazhdojë pasi republikanët fituan një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në zgjedhjet afatmesme.

Në udhëtimin e tij në Uashington në dhjetor, Zelenskyy i tha Kongresit Amerikan se ndihma për Ukrainën ishte një investim në demokraci dhe jo bamirësi, ndërsa bëri presion për mbështetjen e vazhdueshme amerikane.

Burimi: Sky News

Të fundit