Flash News

Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje: Ukraina të furnizohet me më shumë armë

Shefi i NATO-s bën thirrje: Ukraina të furnizohet me më

Sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, NATO, Jens Stoltenberg u ka kërkuar sot shteteve anëtare që të furnizojnë me më shumë armë Ukrainën.

“I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në interesin tonë të sigurisë që të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe (Presidenti rus Vladimir) Putin të mos fitojë”, tha ai.

Stoltenberg tha se është e rëndësishme që Ukraina të marrw municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja ishte “shumë e madhe”, raporton skynews.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u kërkoi udhëheqësve perëndimorë një gamë të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore për të përballuar pushtimin rus.

 

Të fundit