Flash News

Bota

Shefi i NATO-s në konferencë me Vuçiç: KFOR i gatshëm të ndërhyjë për situatën në Veri

Shefi i NATO-s në konferencë me Vuçiç: KFOR i

Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zbardhur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç sot në Bruksel.

Stoltenberg ka thënë se në foksu të takimit kanë qenë tensionet e fundit në veri të Kosovës në 31 korrik.

Ai tha se situata është përmirësuar, megjithatë sqaroi se KFORështë brenda mandatit dhe është gati të ndërhyjë.

“Ne folëm më herët këtë muaj për tensionet në veri dhe vlerësoj faktin që u takuam sot për të vazhduar diskutimet. Përderisa situata është përmirësuar, është përgjegjësi e zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd që të shmangin tensiomet.

KFOR-i vazhdon të jetë i fokusuar në mandatin e vet dhe është gati të ndërhyjë e të marrë masa që të sigurojë një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Dialogu është e vetmja e zgjidhje. Mirëpres raundin e ri të dialogut që fillon nesër dhe bëj thirrje tek palët që të jenë konstruktive”, tha ai.

Pas pak, shefi i NATO-s do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë pasi Kurti dhe Vuçiç do të zhvillojnë bisedime mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Të fundit