Flash News

Bota

“NATO nuk kërkon konflikt”, Stoltenberg thirrje Putinit: Të ndalet menjëherë lufta!

“NATO nuk kërkon konflikt”, Stoltenberg thirrje Putinit:

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Moskës që t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha forcat ruse.

Al Jazeera raporton se Stoltenberg përsëriti se aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për të mbështetur Kievin pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit.

“Sulmi rus është krejtësisht i papranueshëm dhe është mundësuar nga Bjellorusia. NATO është një aleancë mbrojtëse, ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Rusia duhet të ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, shtoi ai.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kërkoi nga BE dhe NATO që mbi Ukrainë të aplikohej “no-fly-zone” ose e njohur ndryshe edhe si “ndalim-fluturimi në zonë”, në mënyrë që të ndalohej fluturimi i avionëve rusë.

Stoltenberg e kundërshtoi duke u shprehur se qëllimi i NATO-s prej fillimit nuk ishte të ndërhynte as nga toka as nga qielli në Ukrainë.

Të fundit