Flash News

Bota

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë: SHBA nuk mund ta kontrollojë pandeminë

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë: SHBA nuk mund ta

Një pretendim i Shtëpisë së Bardhë se SHBA nuk mund ta kontrollojë përhapjen e pandemisë la në hije përpjekjen e presidentit Trump për të kthyer garën presidenciale në favor të tij.

Komentet nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës për CNN alarmuan ekspertët mjekësorë të cilët argumentojnë se lënia e koronavirusit pa  kontroll është e ngjashme me një politikë të imunitetit të tufës që do të kushtojë mijëra jetë.

"Ne nuk mund ta kontrollojmë pandeminë," i tha Meadoës, Jake Tapper të CNN duke argumentuar se "faktorët e duhur zbutës" si terapitë dhe vaksinat duhet të jenë përparësia.

Shenjat e fundit që tregojnë se Trump po vendos përparësitë e tij politike përpara detyrës së tij të kujdesit për popullin Amerikan vijnë kur presidenti planifikon një javë të furishme të tubimeve që shkelin praktikën e distancimit shoqëror.

Por të dhënat e shumta tregojnë se kulmi i fushatës do të mbizotërohet nga pandemia, një realitet i ashpër për Trump pasi 60% e amerikanëve në një sondazh të fundit të CNN nuk aprovuan menaxhimin e tij të krizës. Presidenti gjatë gjithë kohës ka minimizuar kërcënimin nga virusi. Ai u tall me maskat duke e kthyer praktikën në një çështje lufte kulture dhe u bëri presion guvernatorëve republikanë të hapnin shtetet e tyre para se virusi të ishte nën kontroll, duke ndihmuar në shpalosjen e një vale infeksionesh gjatë verës. Si rezultat, trajtimi i tij i pandemisë është në qendër të fushatës dhe sjellja e tij ditët e fundit sinjalizon se nuk do të ketë asnjë ndryshim në qasjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj pandemisë nëse Trump fiton sërish zgjedhjet, pavarësisht se sa i keq do të tregohet virusi këtë dimër

Më shumë se 58 milion Amerikanë kanë votuar parakohe, duke tejkaluar të gjitha votimet e parakohshme në zgjedhjet 2016, që do të thotë se do të jetë më e vështirë për secilin kandidat të lëkundë dinamikën e garës në minutën e fundit. Biden duket se ka më shumë rrugë drejt 270 votave elektorale të nevojshme për fitore, por demokratët janë nervozë pasi një rritje e vonë e Trump në 2016 e çoi atë në një fitore tronditëse ndaj Hillary Clinton.

"Unë jam një nga ata njerëz, ose konkurrentë, që them se nuk ka mbaruar derisa të bie zilja. Dhe ndihem supersticioz kur parashikoj diçka tjetër përveç se do të jem në një luftë të vështirë," tha Biden në një intervistë të transmetuar në "60 Minutes" të CBS. "

Çështja me komentet e tij është se një vaksinë, edhe nëse miratohet nga shkencëtarët në muajt e ardhshëm, nuk ka gjasa të jetë në dispozicion për të gjithë amerikanët gjatë vitit që vjen. Lloji i trajtimeve më të fundit që ndihmuan Trump të mposhtte rastin e tij të Covid-19 nuk janë ende në dispozicion për publikun e gjerë ose dhjetëra mijëra amerikanë tani infektohen çdo ditë. Zyrtarët e shëndetit publik si dr. Robert Redfield, kreu i CDC, kanë thënë që maskat janë një nga armët më të fuqishme për të luftuar virusin.

Biden tha se minimizimi që i bën Trump krizës më të madhe të shëndetit publik në 100 vjet do të thotë se ai duhet të skualifikohet nga shërbimi i një mandati të dytë.

Ai tha se shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë kishte "pranuar në mënyrë mahnitëse këtë mëngjes se administrata ka hequr dorë nga përpjekjet për të kontrolluar këtë pandemi, se ata kanë hequr dorë nga detyra e tyre themelore për të mbrojtur popullin Amerikan.

Presidenti Trump dhe nënpresidenti Pence, kanë refuzuar vazhdimisht të mbajnë distancimin shoqërore dhe maskën që është mënyra më efektive për të ndaluar infeksionet derisa të vijnë trajtimet dhe vaksinat.

"Vdekjet kanë filluar të rriten përsëri, dhe vaksinat nuk do të jenë në dispozicion gjerësisht deri vitin e ardhshëm edhe në skenarin më të mirë. Të gjithë që bashkohen së bashku për të mbajtur maska, për një kohë të kufizuar, do të jenë mënyra më pak e kushtueshme për shoqërinë për të përballuar një dimër të vështirë, "shkroi Gottlieb.

Të fundit