Flash News

Bota

Shefi i stafit të Zelenskyt takohet me Sekretarin Rubio në Uashington

Shefi i stafit të Zelenskyt takohet me Sekretarin Rubio në Uashington

Andrii Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se gjatë vizitës së tij në Uashington është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marko Rubio.

“Diskutuam për situatën në vijën e frontit dhe nevojën për të forcuar mbështetjen ndaj Ukrainës në fushën e mbrojtjes kundërajrore”, shkroi ai në një postim në Telegram.

Ai shkruan se gjatë takimit u diskutua edhe për takimin me përfaqësuesit rusë në Stamboll, rrjedhën e mëtejshme të negociatave si dhe shkëmbimin e afërt të të burgosurve.

“Gjithashtu shkëmbyem mendime lidhur me takimin me përfaqësuesit rusë në Stamboll, rrjedhën e mëtejshme të negociatave, shkëmbimin e afërt të të burgosurve si dhe rëndësinë e kthimit të të gjithë pengjeve dhe fëmijëve që janë rrëmbyer nga Rusia”, tha ai.

Të fundit