Flash News

Bota

Sheh ish të dashurën me partnerin e saj, 21-vjeçari shqiptar qëllon me breshëri mitralozi drejt tyre

Sheh ish të dashurën me partnerin e saj, 21-vjeçari shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka qëlluar me breshëri mitralozi ish- të dashurën e tij dhe djalin me të cilin ajo ishte e shoqëruar në momentin e ngjarjes.

Sipas mediave italiane, 21-vjeçari, Ibrahim Rudi kishte zbuluar se ish e dashura e tij ndodhej në shoqërinë e një djali tjetër. Kjo mesa duket e ka acaruar shqiptarin i cili nga xhelozia ka zbrazur plumbat mbi dy të rinjtë.

Rudi ka qëlluar rreth 20 herë mbi trupat e viktimave dhe më pas është arratisur. Ngjarja ndodhi në Kennedy, në Galipoli. Pas arratisjes, policia ndaloi dhe futi në paraburgim 21-vjeçarin shqiptar.

Nga dëshmitarët të cilët ndodheshin pranë në momentin e ngjarjes, mësohet se Rudi ka parë ish të dashurën e tij të ulur në shkallët e një ndërtese me një djalë. Në këtë moment Rudi qëlloi mbi dy të rinjtë.

 

Të fundit