Flash News

Bota

Shembja e ndërtesës në Miami, shuhen shpresat për të mbijetuar nën rrënoja

Shembja e ndërtesës në Miami, shuhen shpresat për të

Janë shuar shpresat për të mbijetuar nën rrënoja nga objekti i shembur në Miami. Numri i viktimave ka shkuar në 54, ndërsa 86 persona ende nuk janë gjetur, thanë zyrtarët e qytetit Surfside.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën për nxjerrjen e trupave nga rrënojat. Asnjë person nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat. Ekipet kanë bërë me dije se shumë viktima janë gjetur pranë shtretërve të tyre.

Izraeli dhe Meksika çuan ekipe shpëtimi për të përshpejtuar operacionin. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, që ndodhi mëngjesin e 25 qershorit.

Burimi: BBC

 

Të fundit