Flash News

Bota

Shënjestra e radhës nga Putin? Antony Blinken ‘zbarkon’ në Moldavi

Shënjestra e radhës nga Putin? Antony Blinken ‘zbarkon’

Moldavia i trembet një pushtimi të mundshëm nga Rusia, pasi presidenti Vladimir Putin nisi sulmet ndaj saj më 24 shkurt.

Sekretari amerikan Antony Blinken është takuar me dy gratë që drejtojnë këtë vend: Kryeministren Natalia Gavrilita dhe Presidenten Maia Sandu, raporton BBC.

Moldavët duan të jenë të sigurt për mbrojtjen që iu garanton SHBA-ja. Moldavia është vendi i dytë pas Ukainës, që aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evopian.

Nuk ka ende asnjë provë se sa i mundshëm mund të jetë zbarkimi i forcave ruse edhe në Moldavi, por frika e moldavëve vjen për shkak të historisë, dhe për faktin se Rusia ka ende një bazë ushtarake atje.

"Ju e keni parë përgjigjen globale që ne kemi mobilizuar kundër agresionit të Rusisë, kurdo dhe kudo që mund të shfaqet ai agresion, ne do të bëjmë të njëjtën gjë", ka thënë Blinken gjatë takimit me presidenten e vendit.

Binken se do të kërkonte fonde për të ndihmuar Moldavinë të kujdeset për refugjatët ukrainas që ka pranuar. Vendi po përpiqet të përballojë.

Moldavia është një nga vendet më të varfra dhe më të vogla në Evropë.

 

Të fundit