Flash News

Bota

Shërbimi i Emergjencave: Mbi 2 mijë civilë ukrainas kanë humbur jetën nga sulmet ruse

Shërbimi i Emergjencave: Mbi 2 mijë civilë ukrainas kanë

Më shumë se 2,000 civilë ukrainas janë vrarë deri më tani nga sulmet ruse që nisën të enjten e kaluar, bëri me dije Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

"Më shumë se 2,000 ukrainas humbën jetën, pa llogaritur ushtarët tanë. Fëmijët, gratë dhe forcat tona mbrojtëse po humbasin jetën e tyre çdo orë", thuhet në një deklaratë.

Sipas shërbimit, infrastruktura, shtëpi, spitale dhe kopshte janë “shkatërruar” nga forcat ruse gjatë shtatë ditëve të fundit.

 

 

Të fundit