Flash News

Bota

Sherr për restorantin, politikani italian u vra me gurë nga i biri

Sherr për restorantin, politikani italian u vra me gurë nga i biri

Politikani italian, Franco Colleoni dyshohet se është vrarë nga djali i tij 34-vjeçar, Francesco Colleoni.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pas një sherri me të birin Francesco, me të cilin kishte konflikte të shpeshta për shkak të restorantit në pronësi të familjes së tyre. Babai dhe djali, kuzhinier i restorantit janë konfliktuar për hapjen e këtij të fundit dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. I biri e ka rrëzuar të atin në tokë dhe ia ka përplasur kokën disa herë në një gur në oborr duke e lënë të vdekur.

Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen. Franco Colleoni ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vjet.

Të fundit