Flash News

Bota

Shfaqje ushtarake para Kim Jong-ut/ Ushtarët thyejnë tulla dhe shufra hekuri, shtrihen mbi copa qelqi të thyer

Shfaqje ushtarake para Kim Jong-ut/ Ushtarët thyejnë tulla dhe shufra

Ushtria e Koresë së Veriut ka dhënë një shfaqje ushtarake para liderit Kim Jong-un në Phenian.

Me pamjet e publikuara nga media shtetërore e Koresë së Veriut shihen ushtarë, të cilët kanë aftësi të thyejnë tulla dhe objekte të ndryshme, si dhe që përballojnë goditje të forta në trup.

Ushtarët u panë të shtrirë në shtretër me copa qelqi dhe gozhda si dhe me pllaka betoni mbi trupat e tyre, shkruan BBC. Në fund ata treguar që mund të thyenin shufrat e hekurit me qafë dhe të dilnin nga zinxhirët.

Ndërsa Kim Jong-un shihet i gëzuar nga përgatitja e ushtarëve, teksa i duartroket për arritjet e tyre.Mediat e Koresë së Veriut thanë se duhej t'i tregonin armiqve se ushtarët e tyre kishin "grushta hekuri për të mbrojtur paqen e vendit".

Të fundit