Flash News

Bota

Shifër rekord, rreth 430 emigrantë kaluan ilegalisht brenda një dite në Britani

Shifër rekord, rreth 430 emigrantë kaluan ilegalisht brenda një

Rreth 430 emigrantë kaluan ilegalisht në Angli ditën e hënë. Kështu ka konfirmuar qeveria britanike. Shifra përfaqëson një rekord të ri një-ditor.

Ministria e Brendshme tha se bashkëpunimi me autoritetet franceze ka parandaluar mbi 7,000 njerëz këtë vit që u përpoqën të kalonin përmes kanalit të Lamanshit për në Angli.

Numri i njerëzve që përpiqen të bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm vazhdon të rritet, raportojnë mediat e huaja.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, 7,999 emigrantë u përpoqën ose kaluan me sukses kanalin. Në vitin 2020 u regjistruan 868 incidente që përfshijnë 9,551 emigrantë, ose më shumë se katër herë që u përpoqën ose kaluan me sukses Kanalin në 2019.

Britania e Madhe po shpreson të godasë kalimet e paligjshme me një projekt-ligj të cilin po e përgatit dhe do ta kalojë në Parlament. Nëse miratohet, çdo emigrant i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar do të dënohet me 4 vjet burg.

Të fundit