Flash News

Bota

Shifra rekord infektimesh dhe vdekjesh në Kaliforni, futet në shtetrrethim "shteti i artë"

Shifra rekord infektimesh dhe vdekjesh në Kaliforni, futet në

Konsiderohet si shteti i artë, por që humbi një pjesë të shkëlqimit të tij ndërsa të shtunën hyri në fuqi masa e ndalim qarkullimit gjatë natës.

Në Kaliforni po shtohet numri i infektimeve dhe i viktimave duke kapur shifra rekord dhe për këtë arsye vendi do të futet në shtetrrethim. Sipas autoriteteve kaliforniane, shtetrrethimi do të nisë nga ora 22 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe këto masa do të jenë të paktën deri në 21 dhjetor, e do të shtyhet më tej nëse do të jetë e nevojshme. 41 nga 58 kontetë e Kalifornisë, apo 94 përqind e popullsisë preken nga urdhri i qëndrimit në shtëpi.

"Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve" iu kërkoi amerikanëve të shmangin lëvizjet për festën e falënderimeve në 26 nëntor, kur edhe shënohet periudha më me shumë trafik sa i përket udhëtimeve.

Vitin e kaluar 26 milion njerëz kaluan nëpër aeroportet e vendit në ditë para e pasfestës.

 

Të fundit