Flash News

Bota

"Shifra tronditëse", sa pritet të shkojë numri i viktimave nga Covid-19 në Indi deri në gusht

"Shifra tronditëse", sa pritet të shkojë numri i
Foto ilustruese

Vdekjet nga Covid-19 në Indi mund të arrijnë në një milionë deri në 1 gusht të këtij viti, thuhet në një editorial të botuar në revistën mjekësore Lancet, duke cituar një vlerësim nga Instituti për Matjet dhe Vlerësim të Shëndetit.

"Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit vlerëson se India do të shohë vdekje tonditëse prej 1 milion nga Covid-19 deri më 1 Gusht. Nëse ai rezultat do të ndodhte, qeveria [e Kryeministrit Narendra] Modi do të ishte përgjegjëse për katastrofën kombëtare”, thuhet në shkrim, raporton AL Jazzera.

Ministria e shëndetësisë e Indisë raportoi të dielën 4,092 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 242,362. Rastet e reja u rritën me 403,738, ndërsa në total që nga fillimi i pandemisë janë 22,3 milion, 10 milion prej tyre vetëm në katër muajt e fundit.

Të fundit