Flash News

Bota

Shqiptari përplasi për vdekje të moshuarin në Londër, nuk i dha ndihmën e parë, por i kërkoi llogari për biçikletën

Shqiptari përplasi për vdekje të moshuarin në Londër,

Ai ishte duke kaluar rrugën kur i prirur nga neglizhenca ndaj sinjalistikës, aksidentoi për vdekje me biçikletë një të moshuar dhe e la të shtrirë në tokë, duke e fajësuar se tashmë i kishte shkaktuar një dëm "kolosal".

Ermir Kola, një 23-vjeçar shqiptar, jetonte dhe punonte si një imigrant i paligjshëm në Britaninë e Madhe. Frika se qëndrimi i tij ilegal do të diktohej nga policia vendase, e çoi në drejtim të gabuar duke i faturuar vetes dy vite burg. Ai aksidentoi të moshuarin, iu afrua dhe duke i treguar biçikletën i tha "Shiko çfarë bëre"

Sipas një artikulli të Mail One, Loka ishte duke ecur me biçikletën e tij teksa me apo dijeni kaloi me esemafor të kuq dhe përplasi 72-vjeçarin Peter McCombie. Koka e të moshuarit u përplas aq fort me trotuarin sa i shkaktoi dëmtime të mëdha në kafkë dhe në tru. McCombie përfundoi në spital me një brinjë të thyer dhe disa enjtje në nofull, por plagët e rënda bënë që 72-vjeçari të ndërronte jetë 8 ditë pas aksidentit.

Loka u vetëdorëzua në polici. I vendosur përballë drejtësisë britanike, shqiptari e quajti ngjarjen si një "mundësi" që mund të ndodhë teksa kalon rrugën dhe mohoi që të ketë kaluar qëllimisht me semafor të kuq. Sipas tij, manovrat që tentoi të kryente për të shmangur aksidentin dështuan dhe kur pa të moshuarin në tokë nuk mundi dot të logjikonte pasojat.

"Unë nuk kam kaluar qëllimisht nëpër dritat e kuqe. Unë e pashë personin dhe u përpoqa të kthehesha, por nuk kisha kohë ta bëja. Unë u përpoqa të shkel frenat, por nuk arrita. Isha në gjendje shoku, nuk dija si të reagoja, e vetmja gjë që erdhi mendja ime ishte të largohesha", ka thënë Loka.

Shqiptari përplasi për vdekje të moshuarin në Londër,

Ai pohoi se punonte me një orar disi të zgjatur, për rrjedhojë rrethanat e çuan drejt aksidentit. Frika se do të binte në duart e policisë pasi të kuptonin se i riu shqiptar qëndronte ilegalisht në Britani, e detyroi të braktisë të lënduarin në rrugë dhe të largohet.

"Duke parë që aksidenti ndodhi në rrugë dhe policia do të ishte aty për 2 ose 2 minuta, do të më ndalonte dhe do të zbulonin se isha këtu në mënyrë të paligjshme. Kam bërë gabim, por ndodhi ajo që ndodhi", shtoi Loka.

Pas pamjeve të publikuara nga vendi dhe momenti i ngjarjes, konstatohet se Loka kaloi semaforin e kuq pesë sekonda pasi ai ishte ndezur, e mëgjithatë nuk bëri asnjë përpjekje për t'u ndalur.

Në një deklaratë, familja e 72-vjeçarit e ka cilësuar të riun shqiptar si një "frikacak e egoist" përtej përbuzjes, veprimet e të cilit janë të pafalshme.

"Ai e la Pjetrin të shtrirë në një rrugë të zënë, i plagosur rëndë dhe mendoi vetëm për veten në atë kohë. Ky lloj i frikacakut është përtej përbuzjes. Zemërimi që ndiejmë ndaj tij është përtej fjalëve. Ne as nuk mund të durojmë të themi emrin e tij. Ai i mohoi veprimet e tij të pafalshme", u shprehën familjarët e viktimës.

Ermir Loka u dënua me dy vite burgim për lëndimet që i shkaktoi viktimës si pasojë e vozitjes së shpejtë e të qëllimshme. Ndërkohë Zyra e Shtetit pas aksidentit fatal, ka kërkuar me vendosmëri deportimin e emigrantit të paligjshëm, Ermir Loka drejt Shqipërisë.

Të fundit