Flash News

Bota

Shira të dendur në Japoni, dy milionë banorëve iu është kërkuar të largohen nga shtëpitë

Shira të dendur në Japoni, dy milionë banorëve iu

Gati dy milionë njerëzve u është kërkuar që të evakuohen dhe të largohen nga shtëpitë e tyre, pas reshjeve të dënura të shiut që kanë përfshirë një pjesë të Japonisë.

Paralajmërimet për reshje në nivele të larta janë lëshuar në disa prefektura, përfshirë Fukuoka dhe Hiroshima.

Një grua ndërroi jetë, ndërsa burri dhe vajza e saj janë raportuar të zhdukur, pas rrëshqitjeve të tokës, të cilat shkatërruan dy shtëpi në prefekturën Nagasaki.

Më shumë se 150 trupa, policë dhe zjarrfikës janë dërguar për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit. Perëndimi i vendit është prekur më shumë, por priten reshje të dendura shiu në të gjithë vendin ditët në vijim.

Përmbytjet vijnë vetëm disa javë pasi shirat e dendura shkaktuan rrëshqitje toke dhe bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati, duke vrarë dhjetëra njerëz.

Burimi: BCC

Të fundit