Flash News

Bota

Shirat e dendur sjellin përmbytje në Europën Perëndimore, Gjermania raporton për 6 viktima

Shirat e dendur sjellin përmbytje në Europën Perëndimore,

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Gjermani dhe Belgjikë si pasojë e përmbytjeve që shkaktuan shirat e dendur të ditëve të fundit. Reshjet në të gjithë Evropën perëndimore kanë bërë që shumë lumenj të dalin nga shtrati.

Kjo ka ndodhur në Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër. Policia në shtetin perëndimor gjerman të Rheinland-Pfalz, tha se katër njerëz ndërruan jetë në qarkun Ahrweiler dhe se "shumë njerëz raportohen të zhdukur".

Katër fatalitetet e çojnë në gjashtë numrin e të viktimave nga përmbytjet në Gjermani. Qeveria franceze njoftoi se 40 ekipe shpëtimi janë dërguar në Belgjikë për t'i ndihmuar.

Në Zvicër, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave. Disa kalime malore dhe tunele janë mbyllur dhe trafiku hekurudhor është ndërprerë në disa pjesë të vendit, sipas Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB).

Burimi: Euronews

Të fundit