Flash News

Bota

Shirat përmbytin aeroportin e Frankfurtit, anulohen dhjetra fluturime

Shirat përmbytin aeroportin e Frankfurtit, anulohen dhjetra fluturime

Dhjetra fluturime u anuluan në aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë pasi shiu i dendur çoi në përmbytje të mëdha.

Përmbytjet e mëdha përfshirë zonën e platformës, ku aeroplanët janë parkuar, ngarkuar dhe shkarkuar, çka bëri që shumë fluturime të anulohen, vonohen ose devijohen.

Shërbimet tokësore në aeroportin më të ngarkuar të Gjermanisë u pezulluan plotësisht për më shumë se dy orë, që do të thotë se 34 avionë nuk mund të ngriheshin në kohë të mërkurën në mbrëmje.

Shumë fluturime ishin anuluar nga vetë linjat ajrore. Faqja e aeroportit renditi rreth 70 anulime.

Të fundit