Flash News

Bota

Shkakton mpiksje gjaku? Një tjetër vend pezullon vaksinimin me AstraZeneca

Shkakton mpiksje gjaku? Një tjetër vend pezullon vaksinimin me
Foto ilustruese

Tajlanda ka pezulluar shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca, pas rasteve të raportuara për mpiksje të gjakut. Sipas BBC, kryeministri i vendit kishte paralajmëruar se vaksinimi do të niste të premten, por tashmë anuluar.

Ky vendim u mor, pasi shtete si Danimarka dhe Norvegjia, pezulluan përdorimin e vaksinës. Rreth 5 milionë evropianë kanë marrë tashmë vaksinën AstraZeneca.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të enjten se nuk kishte asnjë indikacion se vaksina po shkakton mpiksjen e gjakut, duke shtuar se "përfitimet e saj vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj".

Të fundit