Flash News

Bota

Shkarkimi nga Dhoma e Përfaqësuesve, Trump thirrje mbështetësve të mos përdorin dhunë

Shkarkimi nga Dhoma e Përfaqësuesve, Trump thirrje

Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur procedurat për shkarkimin e tij për shkak të ndikimit në protestën e dhunshme ndaj Kongresit javën e kaluar, Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar një komunikatë nga presidenti amerikan në ikje Donald Trump.

Përmes këtij komunikimi, Trump u bën thirrje mbështetësve të mos përdorin dhunë. 

“Në mes të raporteve për më shumë demonstrata, nxis që të mos ketë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje të gjithë Amerikanëve të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin e gjendjes”, thuhet në deklaratë.

Të fundit