Flash News

Bota

Shkarkon shefin e sigurisë, çfarë thotë Zelensky pasi doli në vijën e parë të luftës

Shkarkon shefin e sigurisë, çfarë thotë Zelensky pasi doli

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për vizitën në qytetin e Kharkiv, udhëtimi i tij i parë jashtë kryeqytetit që nga pushtimi rus.

"Kharkovi pësoi goditje të tmerrshme nga pushtuesit. Ndërtesat e zeza, gjysmë të rrënuara të apartamenteve kanë pamje nga lindja dhe veriu, nga ku gjuante artileria ruse.

Rusia ka humbur tashmë jo vetëm betejën për Kharkivin, jo vetëm betejën për Kievin dhe veriun e vendit tone. Ajo humbi të ardhmen e saj dhe çdo lidhje kulturore me botën e lirë", tha Zelensky.

Ai vlerësoi autoritetet në Kharkiv, por tha: "Për fat të keq, nuk mund të them të njëjtën gjë për udhëheqjen lokale të SBU [shërbimit të sigurisë]."

Zelensky bëri me dije se kishte shkarkuar kreun e SBU-së rajonale, i cili "nuk punoi për të mbrojtur qytetin që në ditët e para të një pushtimi në shkallë të gjerë dhe mendonte vetëm për veten e tij".

Zelensky tha se "një e treta e rajonit të Kharkiv është ende nën okupim. Ne patjetër do ta ç'pushtojmë të gjithë territorin."

Duke iu kthyer luftimeve në Donbas, Zelensky tha se 90% e banesave në Severodonetsk ishin dëmtuar.

"Marrja e Severodonetsk është një detyrë themelore për kontigjentin okupues. Dhe atyre nuk u intereson se sa jetë do të duhet të paguajnë për këtë përpjekje për të ngritur flamurin rus."

Burimi: CNN

Të fundit