Flash News

Bota

Shkatërrimi i Mariupol, kryebashkiaku: Qyteti është kthyer në 'Aushvicin e ri'

Shkatërrimi i Mariupol, kryebashkiaku: Qyteti është kthyer

Kryetari i qytetit të bombarduar më intensivisht në Ukrainë ka dënuar sulmet e forcave ruse. Vadym Boychenko tha: "Racistët e kthyen të gjithë qytetin tonë në një kamp vdekjeje. Fatkeqësisht, analogjia e frikshme po fiton gjithnjë e më shumë konfirmim. Kjo nuk është më Çeçeni apo Aleppo. Ky është Aushvici dhe Maidanek i ri."

Ai shtoi se nga përditësimet e fundit rezulton se rreth 5,000 njerëz ishin vrarë në qytetin port jugor, por duke pasur parasysh madhësinë e Mariupolit dhe nivelin e shkatërrimit, mund të jenë "dhjetëra mijëra" civilë.

Qyteti ishte shtëpia e rreth 400,000 njerëzve banorëve para pushtimit rus. Boychenko akuzoi gjithashtu Rusinë se zhduk provat e vrasjes së civilëve.

"Kjo është arsyeja pse Rusia nuk po nxiton t'i japë dritën jeshile misionit turk dhe iniciativave të tjera për të shpëtuar dhe evakuuar plotësisht Mariupolin," tha ai.

Burimi: SkyNews

Të fundit