Flash News

Bota

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur shkakun pse AstraZeneca shkakton mpiksje të gjakut

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur shkakun pse AstraZeneca

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur shkakun që çon në mpiksjen e gjakut pas vaksinës AstraZeneca. Ata shtojnë se rastet e këtij implikimi kanë qenë të rralla.

Ekipi i ekspertëve në Cardiff dhe SHBA ka treguar në detaje të hollësishme se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës.

Ata mendojnë se kjo nis një reaksion zinxhir, që përfshin sistemin imunitar dhe që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme. Vaksina mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga Covid-19.

Ekipit të Cardiff-it iu dha fonde emergjente e qeverisë për të gjetur përgjigjet. Shkencëtarët e vetë AstraZeneca gjithashtu iu bashkuan projektit kërkimor.

Njerëzit me mpiksje kishin antitrupa të pazakontë që po sulmonin një proteinë në gjakun e tyre të quajtur faktori katër i trombociteve.

Të gjitha vaksinat e përdorura në Mbretërinë e Bashkuar përpiqen të japin një copëz të kodit gjenetik të virusit Covid në trup për të trajnuar sistemin imunitar.

Burimi: BBC

Të fundit