Flash News

Bota

Shkoi për alpinizëm, aktori i njohur britanik rezulton prej një jave i zhdukur

Shkoi për alpinizëm, aktori i njohur britanik rezulton prej një

Aktori britanik Julian Sands është raportuar i zhdukur pasi shkoi për alpinizëm në malet San Gabriel javën e kaluar. 65-vjeçari u raportua i zhdukur në zonën Baldy Bowl, pasi moti i keq përfshiu Kaliforninë jugore.

Policia tha se ekipet e shpëtimit nga toka u tërhoqën për shkak të rreziqeve të ortekëve, por kërkimet vazhdojnë me dron dhe helikopter.

Mr Sands është i njohur për rolet në filma të njohur dhe drama televizive, duke përfshirë A Room With A View, 24 dhe Smallville.

Në një deklaratë, departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino tha se ti Sands u raportua i zhdukur rreth orës 19:30 me orën lokale mw 13 janar.

Sands ka jetuar në Los Anxhelos që nga viti 2020 dhe së fundmi u shfaq në dramën Benediction, ku luajti gjithashtu Peter Capaldi.

Të fundit