Flash News

Bota

Shkoi për funeralin e Elisabeth ll/ Presidenti brazilian ndalon në një karburant në Londër: Kemi çmimet më të lira!

Shkoi për funeralin e Elisabeth ll/ Presidenti brazilian ndalon në

Një video e presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro është bërë virale. Ai ka “shfrytëzuar” vizitën e tij në Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në ceremoninë mortore të mbretëreshës Elizabeth II, për të komentuar çmimin e naftës.

Ai është ndalur në një pikë karburanti në Londër dhe tregoi çmimet. Sipas tij, çmimet e karburanteve në Britani janë dyfishi i çmimit mesatar në Brazil.

Bolsonaro shtoi se në Brazil çmimet e karburanteve janë ndër më të lirat në botë.

“Unë jam këtu në Londër, Angli dhe çmimi i benzinës këtu është 1.61 £ kjo është rreth 9.70 R $ për litër. Ne kemi çmimet më të lira në botë” tha ai.

 

Të fundit