Bota

Shkoi të ndihmonte ukrainasit, zhduket amerikani

Shkoi të ndihmonte ukrainasit, zhduket amerikani

Zhduket amerikani i tretë në Ukrainë. Ai është një veteran i marinës amerikane, i cili zgjodhi të dilte vullnetar përkrah ukrainasve.

Grady Kurpasi shërbeu në Korpusin e Marinës së SHBA për 20 vjet, duke u pensionuar në nëntor 2021.

“Ai donte të shkonte dhe të ndihmonte popullin ukrainas. Ai nuk kishte në plan të luftonte", kanë thënë të afërmit e tij, shkruan CNN.

Departamenti i Shtetit tha se ishte në dijeni të raporteve të një amerikani të tretë që udhëtoi në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë, i cili ishte identifikuar "javët e fundit" si i zhdukur, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price gjatë një konference për shtyp.

Të fundit