Flash News

Bota

Shkolla përfshihet nga flakët në Niger, humbin jetën 25 nxënës

Shkolla përfshihet nga flakët në Niger, humbin jetën 25

Të paktën 25 fëmijë të moshës 5-6 vjeç kanë humbur jetën në Nigerin jugor, raporton BBC, ndërsa shton se klasat e tyre prej kashte u përfshinë nga zjarri.

Flakët përfshinë klasat teksa ishte duke u zhvilluar mësim. Përveç viktimave, disa të tjerë mbetën të plagosur.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por shkrumboi tre klasa të tilla, tha kryetari i bashkisë së qytetit Maradi, Chaibou Aboubacar.

Disa nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje kritike. Ndërsa mësimi në shkollë është pezulluar.

Nuk është e pazakontë që shkollat në Niger të përfshihen nga flakët, por ky bilanc viktimash është i rrallë.

Të fundit