Flash News

Bota

Shkon mbi 1000 numri i pelegrinëve të vdekur gjatë haxhit në Arabinë Saudite

Shkon mbi 1000 numri i pelegrinëve të vdekur gjatë haxhit në

Numri i të vdekurve në pelegrinazhin e haxhit ka tejkaluar 1000 persona, sipas raporteve, pasi një valë brutale e të nxehtit ka bërë që temperaturat të arrijnë 50 gradë Celsius në tubimin më të madh në botë të myslimanëve në Arabinë Saudite.

Pamjet tmerruese tregojnë trupat që mbulohen dhe lihen në rrugë, pasi disa prej pelegrinëve ishin viktimë e temperaturave të larta, ndërsa shumë të tjerë pësuan goditje të forta nga nxehtësia dhe u desh të futeshin urgjentisht në vende më të ftohta e të izoluara.

Vdekjet e reja të raportuara sot përfshijnë 58 njerëz nga Egjipti, sipas një diplomati arab i cili dha një përmbledhje që tregon se nga 658 gjithsej të vdekur nga ai vend, 630 ishin të paregjistruar.

Të fundit