Flash News

Bota

Shkon në 100 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, nxirret gjallë pas 91 orësh një tjetër fëmijë

Shkon në 100 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, nxirret
Momenti i shpëtimit të fëmijës

Ka arritur në 100 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6.7 që goditi Turqinë dhe Greqinë, teksa një tjetër fëmijë është shpëtuar nga autoritetet pas 91 orësh kërkime.

Skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një 4-vjeçar të quajtur Ayda Gezgin, i cili ndodhej gati 4 ditësh nën gërmadha.

Sipas Agjencisë Turke për Katastrofën dhe Menaxhimin e Emergjencave, numri më i madh i viktimave, 98 prej tyre, janë në Izmir, ndërsa dy persona në ishullin grek të Samos.

Pas tërmetit të parë, janë regjistruar më shumë se 800 tërmete lëkundje më të dobëta në Turqi e Greqi.

Raportohet se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Turqinë në 10 vitet e fundit.

Të fundit