Flash News

Bota

Shkon në 25 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, në Greqi i plagosur edhe një adoleshent shqiptar

Shkon në 25 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, në Greqi

Një tërmet i fuqishëm goditi dje brigjet e Egjeut të Turqisë dhe në veri të ishullit grek Samos, duke shkatërruar shtëpi dhe duke vrarë të paktën deri tani 25 njerëz dhe mbi 800 të tjerë të plagosur.

 Në ishullin greke në Samos mbeten të vdekur dy adoleshentë, ndërsa një 14 vjeçar shqiptar u plagos në kokë dhe gjymtyrë. Aktualisht, ndodhet në spital në Athinë.

Lëkundja e fortë shkaktoi një mini-cunam që përmbyti Izmirin dhe Samosin.

Ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet në 17 ndërtesat e shembura edhe gjatë natës duke shpresuar të gjenin më shumë të mbijetuar. Autoritetet thanë se 70 njerëz ishin shpëtuar nga poshtë rrënojave.

Në zonën e tërmetit janë vendosur 3.066 çadra, 10.560 shtretër, 5 kuzhina të lëvizshme, ndërsa tërmeti i djeshëm u shoqërua me 410 pasgoditje.

Të fundit