Flash News

Bota

Shkon në 42.126 numri i viktimave në Gaza që nga fillimi i sulmeve izraelite

Shkon në 42.126 numri i viktimave në Gaza që nga fillimi i


Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 42.126, sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu Agency.

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e 371-të, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.

Vetëm në 24 orët e fundit, në katër sulme të mëdha të kryera në zona të ndryshme të Gazës, janë vrarë 61 persona dhe janë plagosur 231 të tjerë.

Ministria raporton se përveç të vrarëve dhe të plagosurve, shumë kufoma mbeten ende nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e emergjencës dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë në disa zona për shkak të pengesave nga forcat izraelite. Numri i të plagosurve deri më tani ka arritur në 98.117.

Të fundit