Flash News

Bota

Shkon në 80 numri i viktimave nga zjarret në Havai

Shkon në 80 numri i viktimave nga zjarret në Havai

Tetëdhjetë njerëz janë konfirmuar të vdekur nga zjarret në ishullin Havai të Maui, shkruan BBC.

Ekziston frika se numrat do të rriten edhe më shumë në ditët në vijim.

Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë për të shuar flakët dhe për të mbajtur nën kontroll zjarret në Lahaina, Pulehu/Kihei dhe Upcountry Mau.

Prokurori i Përgjithshëm i Havait ka njoftuar një "shqyrtim gjithëpërfshirës" në mënyrën se si autoritetet reaguan ndaj zjarreve.

 Zjarret janë fatkeqësia më vdekjeprurëse natyrore që kanë goditur Havain në dekada dhe vlerësohet se është fatkeqësi më e rëndë sesa cunami i vitit 1960 që la të vrarë 61 persona. 

Të fundit