Flash News

Bota

Shkrumbohet magazina me produkte ushqimore në Barmash, zjarrfikësit në vendngjarje

Shkrumbohet magazina me produkte ushqimore në Barmash, zjarrfikësit
Një magazinë me produkte ushqimore ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e së dielës në fshatin Barmash të Kolonjës.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat përreth.

Sipas informacionit të paraqitur, magazina është shkrumbuar plotësisht, ndërsa autoritetet ende po hetojnë për të zbuluar shkakun e këtij zjarri.

Të fundit