Flash News

Bota

Shoqëronte bashkëshorten e Biden, agjenti i Shërbimit Sekret qëllon veten me armë

Shoqëronte bashkëshorten e Biden, agjenti i Shërbimit Sekret

Një agjent special i U.S. Secret Service, pjesë e ekipit të sigurisë së ish-Zonjës së Parë Jill Biden, u plagos aksidentalisht në këmbë të premten në mëngjes në aeroportin ndërkombëtar të Philadelphia International Airport.

“Sot në mëngjes, pak pas orës 08:30, një agjent special në detyrë i Shërbimit Sekret Amerikan pësoi një dëmtim jo të rrezikshëm për jetën, pas një shkrepjeje aksidentale gjatë manipulimit të armës së shërbimit, ndërsa ishte në një mision sigurie në aeroportin e Filadelfias”, tha zëdhënësi i institucionit, Anthony Guglielmi.

Ngjarja pritet të hetohet nga Zyra e Përgjegjësisë Profesionale e agjencisë dhe ka gjasa të ngrejë shqetësime të tjera mbi presionin me të cilin përballet stafi.

Ish-Zonja e Parë ndodhej në aeroport, por nuk ishte e pranishme në momentin e incidentit. Sipas autoriteteve, nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Agjenti mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkohë, Jill Biden kishte marrë pjesë të mërkurën në premierën e shfaqjes “Public Charge” në Off-Broadway, e shkruar nga ish-shefja e saj e stafit, Julissa Reynoso. Zyra e saj nuk pranoi të komentojë mbi incidentin.

 

Të fundit